Monitorimi mjedisor në Portin e Durrësit, mundësuar nga projekti 🇪🇺TREASURE

15.04.2026

Në kuadër të projektit TREASURE, më datë 10 Prill 2026, në Autoritetin Portual Durrës u realizua faza e dytë e marrjes së 3 mostrave mjedisore (sediment dhe ujë).

Mostrat e marra do të analizohen në laboratorin e operatorit privat, për matjen e parametrave kimikë të paracaktuar. Rezultatet do të përmblidhen në dy zona evidence (LOE).

Këto analiza synojnë zhvillimin e një vlerësimi të përbashkët me partnerët e projektit TREASURE, mbi ndikimin në mjedis dhe hartimin e matricës së menaxhimit të rrezikut (qasja WOE).