Moti i keq, APD merr masa për përballimin e situatës. Mjetet zjarrfikëse, në ndihmë të komunitetit

Moti i paqëndrueshëm që ka përfshirë Gjirin e Durrësit përgjatë orëve të fundit, nuk ka krijuar   pengësë   në veprimtarinë portuale. Drejtoria Ekzekutive e Autoritetit Portual Durrës ka marrë të gjitha masat për të përballuar situatën e rënduar nga moti i keq i 24 orëve të fundit.

Automjetet zjarrfikëse dhe autoambulanca janë në gatishmëri të plotë teknike dhe janë angazhuar gjatë gjithë natës dhe mëngjesit të sotëm,   në ndihmë të komunitetit qytetar në lagjet e Durrësit. Bashkë me forcat operacionale, ato të FSPD, Dispeçerisë dhe të Administratës po bashkëpunohet me institucionet brenda dhe jashtë portit, si Prefektura, Kapiteneria, etj.  

Nga të dhënat e deritanishme, për shkak të reshjeve dhe motit të keq, nga katër anije që janë akostuar në kalata, po përpunohen pa problem dy prej tyre, përkatësisht me konteinerë (kalata 6) dhe qymyr (kalata 10). Tragetet e linjës nuk kanë patur vonesa, si në nisje ashtu dhe në mbërritjen e tyre, për shkak të situatës së qendrueshme që është paraqitur në det të hapur. Autoriteti Portual Durrës, në bashkëpunim të ngushtë me Kapitenerinë e Portit, po koordionon punën për përballimin e situatës