Moti i keq, tragetet mbërrijnë në kohë, anijet pengohen në përpunim nga reshjet

Moti i keq me erë të fortë dhe det të trazuar nuk e ka penguar mbërritjen në kohë të trageteve mëngjesin e së mërkurës, ndërsa reshjet e shiut po vështirësojnë përpunimine anijeve tregtare.

Nga Qendra e Informacionit mësohet se dy tragetet e linjës Bari – Durrës, përkatësisht “AF Francesca” dhe “Bari” kanë mbërritur në port sipas grafikut të parashikuar, rreth orës 7.30 të mëngjesit.

Mësohet gjithashtu se në kalatën 6 anija “BF Philipp”, e cila mbërriti sot paradite, pritet të nisë përpunimin në shkarkim-ngarkim të kontejnerëve. Anija “Forward” me 3093 ton grurë në kalatën 4 e ka ndërprerë përpunimin për shkak të reshjeve të shiut që nisën gjatë natës.

Pas paradites të së hënës, edhe sot parashikohen reshje shiu, që parashikohet të vështirësojnë përpunimin e anijeve në kalata. Ndërkaq, pasdite pritet edhe mbërrija e tragetit “AF Michela” të linjës Ankona-Durrës.