Moti i keq, tragetet mbërrijnë në kohë, reshjet e shiut pengojnë përpunimin e anijeve

Reshjet e shiut që nisën natën e kaluar kanë pezulluar të hënën paradite përpunimin e dy anijeve të ankoruara në kalatat 1 dhe 5, të cilat shkarkojnë çimento dhe ure’.

Moti i keq nuk e ka penguar mbërritjen në kohë të dy trageteve “AF Marina” dhe “Rigel II” që operojnë në linjën Bari – Durrës, si dhe të tragetit “Ana” të linjës Ravena – Durrës, të cilët janë akostuar në Terminalin përkatës para orës 8.40 të së hënës.

Ndërkaq, reshjet e shiut po vështirësojnë përpunimin e anijeve tregtare në Teerminalin Perëndiimor.

Nga Qendra e Informacionit në APD mësohet gjithashtu se anijet tregtare “Vectis Isle” dhe “NS Sprinter” përkatësisht me 3131 ton ure’ dhe 1705 ton çimento, sot paradite nuk e kanë nisur ende përpunimin e mallrave. Reshjet e shiut parashikohet të vijojnë gjatë gjithë ditës së hënë.