Ndikimi i pandemisë në transportin detar të udhëtarëve, 148 lundrime më pak se 6 mujori i 2019-ës 06 korrik 2020

Afro 120 mijë qytetarë kanë shfrytëzuar tragetet e linjave nga porti i Durrësit ose 130 mijë udhëtarë më pak se në periudhën janar-qershor të 2019-ës.

Shifrat e këtij 6-mujori janë shumë më të ulta se sa ato të vitit të kaluar kur udhëtuan me tragete afro 250 mijë pasagjerë – bëhet e ditur nga Sektori i Statistikave në APD.

Kjo rënie lidhet me periudhën disamujore të pandemisë nga Covid 19, gjatë së cilësra ndjeshëm numri i lundrimeve drejt Italisë dhe anasjelltas.
Tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona e kthim gjatë periudhës janar-qershor 2020 kanë kryer 320 lundrime vajtje-ardhje, ose 148 lundrime më pak se sa në të njejtën periudhë të vitit 2019.


Përveç udhëtarëve tragetet kanë transportuar 372 mijë ton mallra me kamjonë dhe trajlerë.
Në 6 muaj tragetet transportuan gjithashtu 20,075 autovetura, 28,424 kamionë dhe 2,341 trailerë.