Në portin e Durrësit deri të premten priten 5 anije me rreth 34 mijë ton mallra gjithsej.
Katër prej tyre do të sjellin mallra të ndryshme importi si grurë, tuba çeliku dhe skrap, ndërsa anija “Sirios Cement 1” do të ngarkohet me 12.500 ton çimento për eksport. Ndërkaq në kalatën 10 do të nisë shkarkimin anija “Galene M” me 9263 ton tuba çeliku që do ti shërbejnë Gazjellësit TAP.
Në kalatat 1, 2 dhe 6 të portit më të madh të vendit po shkarkohen sot tre anije me përkatësisht 4606 ton profile çeliku dhe çimento rifuxho, 4487 ton melaminë dhe 157 kontejnerë. Në radën portuale është ankoruar anija “Tongan II” me 298 kontejnerë.