Gjatë 48 orëve të ardhshme në portin e Durrësit pritet të ankorohen tre anije të specializuara me 836 kontejnerë gjithsej.
Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se “Max Stability” me 129 kontejnerë, “Grand” me 330 kontejnerë dhe “Tongan II” me 377 kontejnerë do të ankorohen njera pas tjetër për përpunim në kalatën 6 të Terminalit përkatës.
Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave, gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti në anijet e specializuara të Terminalit të kontejnerëve janë përpunuar 65.419 kontejnerë (njësi kontejnerike TEU), ose 2.368 njësi TEU më shumë se në 7 muajt e parë të vitit 2016.
Ndërkaq në kalatat e portit më të madh të vendit vijon përpunimi i 6 anijeve me mbi 28 mijë ton mallra të ndryshme, si xhama, melaminë dhe grurë, si dhe [imento për eksport.
Në radën portuale sot në orët e para të ditës është ankoruar anija tregtare “Lifter” me një sasi makinerish prej 269 ton gjithsej.