Projekti ADRIREC, financuar nga Interreg IPA Adrion Programme ka të bëjë me shfrytëzimin e potencialit të energjisë së rinovueshme. investimet në këtët drejtim do të reduktojnë kostot e faturimit nga Distributori Kombëtar i Energjisë, si dhe do të reduktojë ndikimin mjedisor të përdorimit të energjisë nga burimet fosile.
APD në këtë projekt ka planifikuar investimin në panele fotovoltaike të cilat do të implementohen në tarracat e godinave administrative nëpërmjet projektit Renewport, si dhe nëpërmjet projektit Adrirec parashikon të investojë në panele fotovoltaike në hapësira të pjesshme të parkimit të APD-së.