Në këte takim takim morrën pjesë të gjithë partneret e të dy projekteve, ku Autoriteti Portual Durrës u përfaqësua nga 4 anëtarët teknikë të grupit të punës: z. Vegim Hoti, z. Rafaelo Rexho, z. Julian Xhelilaj dhe z. Ardit Omeri.
Një ndër pikat e agjendave të takimeve ishte edhe prezantimi i planeve të investimit të Portit të Durrësit, të cilat kanë të bëjnë me instalimin e paneleve fotovoltaike për gjenerimin e energjisë së rinovueshme.
RENEWPORT financuar nga Interreg Euro Med Programme ka si objektiv kryesor lehtësimin e tranzicionit energjitik të porteve në rajonin e Mesdheut nëpërmjet shfrytëzimit të mundësive të reja për prodhimin e energjisë dhe uljen e dekabornizimit.
Porti i Durrësit në këtë projekt parashikon një plan investimi në funksion të implementimit të sistemit të paneleve fotovoltaike në tarracat e ndërtesave administrative me një sipërfaqe totale prej 2141 m2.