Në prag të një sezoni veror që pritet të jetë intensiv, në fokus të inxhinierëve të Autoritetit Portual Durrës po bëhet i mundur rehabilitimi i vijës së bregëzimit të kalatës nr.4 të Terminalit Perëndimor.
Kjo ndërhyrje, me fondet e vetë institucionit, synon rritjen e cilësise strukturale të kalatës, rritjen e sigurisë lundrimore si dhe përmirësimin e kushteve të bregëzimit gjatë operacioneve të ngarkim-shkarkimit që kryejnë anijet tregtare në këtë terminal, i cili administrohet nga APD.