Në kalata dhe në radë, vetëm anije me grurë

Në portin e Durrësit po përpunohen aktualisht dy anije me grurë, ndërsa në radën portuale janë ankoruar gjithashtu dy anije të tjera po me grurë.

Sipas të dhënave të dispeçerisë qëndrore, në kalatat 1 dhe 4 po shkarkohen 8058 ton grurë nga anijet Navaho dhe Volgo Don 236.

Në radën portuale presin të shkarkohen dy anije të tjera me 7400 ton grurë gjithsej.

Përveç anijeve Ece G dhe Geroi Arsenala që ndodhen në radë është kofirmuar mbërritja e shtatë anijeve të tjera. Sipas dispeçerisë portuale, anijet mbërrijnë në 48 orët e ardhshme dhe do të shkarkojnë mbi 14.600 ton mallra të ndryshme, si llamarinë, skrap, xhama, pleh kimik dhe profile çeliku, si dhe 222 kontejnerë.