Foto: hyrje – dalje anijesh në port
Që nga fillimi i muajit maj në portin e Durrësit kanë mbërritur dhe janë përpunuar 48 anije me mallra të ndryshme.
Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se që nga 1 maji, në Terminalin e Mallrave Gjenerale (që njihet si Terminali Perëndimor) janë akostuar në kalata 20 anije gjithsej.
Po gjatë këtyre katër javëve, 16 anije janë akostuar dhe kanë përfunduar përpunimin në Terminaline Kontejnerëve, ndërsa 12 të tjera janë përpunuar në Terminalin Lindor.