Në një javë përpunohen 11 anije me 20 mijë ton mallra dhe 900 kontejnerë

Gjatë një jave në portin e Durrësit janë përpunuar 7 anije me mbi 20 mijë ton mallra dhe 4 të tjera me afro 900 kontejnerë. Të gjitha këto anije janë ankoruar në kalata pas datës 14 prill.

Burime nga dispeçeria portuale, bëjnë me dije se tashmë ka përfunduar shkarkimi i anijeve “Amethyst”, “Union”, “Gulizar”, “Thunder”, “Frosina” dhe “Angela”, me një vëllim të përgjithshëm prej mbi 17.900 ton grurë, llamarinë, kripë, urë’dhe pllaka zdrukthi. Në kalatën 6 janë shkarkuar ndwrkaq edhe 730 kontejnerë nga tre anije të tjera.

Sot pritet të përfundojë edhe përpunimi i anijes Denizkonak me afro 3200 ton grurë, ndërsa vazhdon shkarkimi i anijes Vega Epsion me 166 konteinerë.

Në radën portuale është ankoruar prej disa ditesh anija Maestro Eagle, e cila do të shkarkojë afro 11 mijë ton qymyr, si dhe priten anija Roger me 2100 ton profile çeliku dhe anijet Vega Aquila dhe Otterhound me 595 kontejnerë gjithsej.

Gjatë periudhës janar – mars të këtij viti në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 111 anije dhe 235 tragete me afro 864 mijë ton mallra gjithsej, ose 12 përqind më shumë se sa në të njejtën periudhë të vitit të kaluar.