12 mijë ton mallra të ndryshme po përpunohen sot në Terminalin Perëndimor të portit të Durrësit.
Nga moli 1 deri në molin 5 janë akostuar 5 anije me mallra të ndryshme si nitrat, çimento, ure’ dhe hekur – bëhet e ditur nga Qendra e Informacionit portual.
Nga i njejti burim mësohet se një anije tjetër e specializuar po përpunohet në Terminalin e Konteinerëve, nga e cila aktualisht po shkarkohen 299 konteinerë gjithsej.
Burimet shtuan se në radën portuale tashmë kanë mbërritur dhe presin radhën e përpunimit edhe dy anije të tjera, të cilat do të shkarkojnë përkatësisht 2,299 t vaj ushqimor dhe 4,405 t çimento.

