Duke filluar nga data 06.09.2021, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë🇦🇱 nga të gjitha pikat kufitare, duhet të plotësojnë NJË nga këto TRE kushte:👇
1️⃣- Të paraqesin pasaportën e vaksinimit, ku data e vaksinimit të plotë të jetë JO më e vonshme se dy javë nga data e hyrjes në kufi.
2️⃣- Të kenë TESTIN NEGATIV PCR brenda 72-orëve/ ose TESTIN E SHPEJTË ANTIGEN brenda 48 orëve
3️⃣- Të kenë provë të kalimit të infeksionit SARS COV-II, te vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
➢ Kjo është e vlefshme edhe për qytetarët të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri🇦🇱
➢ Fëmijët deri në 6 vjeç, nuk i nënshtrohen rregullave të mësipërme.
*Qytetarët Shqiptarë Rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë Autoritetin Shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.
📌Testi i antigenit apo SARS Covid PCR, kryhet tashmë edhe brenda Portit të Durrësit, pranë Terminalit të Trageteve nga e hënë në të dielë, nga ora 08:00-17:00