Sot paradite në portin e Durrësit është ankoruar nëndetsja turke “TCG I.INONU “S 360”
Burime zyrtare nga APD dhe nga Komanda e Forcave tona detare, bënë të ditur se anija ushtarake e Flotës Detare të Turqisë do të zhvillojë një vizitë portuale 4-ditore, të programuar për vitin 2017 nga vendet tona anëtare të NATO-s.
Gjatë qëndrimit në vendin tonë personeli i nëndetetses “TCG I.INONU “S 360” do të zhvillojë takime me drejtues të pushtetit vendor; vizita në disa nga qytetet kryesore të vendit, si dhe në qendra historike dhe arkeologjike.
Ndërkaq janë parashikuar edhe veprimtari me karakter kulturor dhe sportiv mes detarëve vendas dhe miqve nga Turqia-thanë burimet e Komandës sonë detare.
Nëndetset turke kanë zhvilluar disa vizita portuale në Durrës gjatë viteve të fundit. Nëndetësja “TCG I.INONU “S 360” do të largohet nga porti i Durrësit më 2 prill.