Në kalatat e portit të Durësit sot paradite po përpunohen 6 anije tregtare me mallra.
Në fillimin e vitit 2018, katër prej tyre, me 8740 ton mallra gjithsej, si xhama, grurë, çimento dhe melaminë, kanë nisur shkarkimin në kalatat e Terminalit Perëndimor, i njohur si Terminali i Mallrave Gjenerale TMGj.
Ndërkaq në Terminalin e Kontejnerëve sot paradite ka filluar të përpunohet anija “Medkon Gemlik”, me 106 kontejnerë gjithsej.
Në Terminalin Lindor po ngarkohet me 7 mijë ton çimento për eksport anija “Seaven Luck”. Kjo anije gjatë vitit 2017 është ngarkuar afro 20 herë me çimento “made in Albania”, me destinacion portet e Italisë dhe Maltës.
Ndërkaq, dy tragetet e linjës Bari – Durrës janë ankoruar në Terminalin përkatës para orës 8 të mëngjesit.