5 Mars 2020
Sot në mesditë në portin e Durrësit u akostua anija “Solstice N”, e cila mbërrin në Durrës për të dytën herë brenda 10 ditëve.
Ajo iu shtua edhe katër anijeve të tjera tregtare që po përpunohen aktualisht në portin më të madh të vendit. Anija me gjatësi 223 m tashmë ndodhet në molin 6, ku do të nisë edhe përpunimi i 700 konteinerëve me mallra.
Qendra e Informacionit në APD, bën me dije, se në Terminalin Perëndimor sot në mesditë vijon përpunimi i tre anijeve me rreth 6,500 T mallra të ndryshme, si xhama, bërsi soje dhe çimento.
Ndërkaq, në kalatën nr. 10 po shkarkohen 5,252 t qymyr nga anija “Ust Ilimsk”.
Nga Qendra e Informacionit, mësohet gjithashtu se në ditët e ardhshme pritet të mbërrijnë edhe tre anije me rreth 8 mijë T mallra, kryesisht xhama dhe makineri.