Një grup nxënësish dhe mësueset e tyre, vizitë në Terminalin e Trageteve

Një grup nxënësish të shkollës 9-vjeçare “Migjeni”, të shoqëruar nga mësuesit e tyre vizituan sot paradite mjediset e Terminalit të Trageteve në portin e Durrësit.

Megjithëse në ditët e fundit të vitit shkollor mësuesit kishin planifikuar një vizitë në port, në kuadër të programit mësimor.

Specialistët e Sektorit të Promocionit në APD i shoqëruan fëmijët në ambjentet e Terminalit, dhe bashkë me ta ndoqën mbërritjen e trageteve dhe kalimin e udhëtarëve në pikën e kalimit kufitar.

Më pas ata panë nga afër përpunimin e kamjonëve dhe trajlerave nga dy tragetet e linjës Bari – Durrës, të cilët kishin mbërritur në port sot paradite. Nxënësit së bashku me mësueset dhe specialistët e APD bënë edhe foto-kujtimin nga vizita në portin më të madh të vendit.