Pas përkeqësimit të kushteve të motit gjatë paradites së sotme, i cili shkaktoi pezullimin e përkohshëm të operacioneve, ka rifilluar gradualisht veprimtaria në terminalet portuale.
Ndërkohë të gjitha akset rrugore në hapësirat e Portit janë të lira dhe pa pengesa në qarkullim.
Ekipet operacionale dhe të Emergjencave Civile të Portit të Durrësit janë në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë përdoruesve të Portit si dhe në mbështetje të strukturave të Bashkisë Durrës.
Ekipet e APD mbeten në ndjekje të situatës, në bashkërendim me Drejtorine e Përgjithshme Detare dhe Kapitenerinë e Portit të Durrësit, dhe do të përditësojmë publikun në vijimësi.