Kapiteneria e Portit të Durrësit njofton se, për shkak të motit të paqendrueshëm që ka përfshirë Adriatikun Jugor, janë krijuar vonesa në nisjen e trageteve nga Porti i Barit në drejtim të Porti të Durrësit.
Konkretisht, trageti i linjës Bari-Durrës(Aurelia) nuk është nisur mbrëmjen e kaluar nga Porti i Barit, deri në qetësimin e kushteve meteorologjike. Ndërkaq, edhe tragetet e parashikuar për t’u nisur mbrëmjen e sotme nga Bari dhe Ankona në drejtim të Portit të Durrësit, kanë pezulluar përkohësisht lundrimet, deri në përmirësimin e situatës së motit.
Trageti “Rigel III”, “AF Francesca” që kanë parashikuar të lundrojnë mbrëmjen e sotme nga Porti i Barit, nuk do të nisen në oraret e parashikuara.Po ashtu edhe trageti i linjës Ankona-Durrës, “ AF Marina” , nuk do të lundrojë sot në drejtim të Durrësit.Vonesa do të ketë edhe në lundrimet nga Durrësi në drejtim të Barit/Ankonës.
Kapiteneria, Autoriteti Portual Durrës, agjencitë dhe institucione tjera detare, janë në gatishmëri të plotë për monitorimin e situatës së krijuar.