Njoftim në lidhje me përditësimin e situatës për COVID-19 dhe lëvizjen e pasagjerëve nëpërmjet transportit detar për/nga Shqipëria dhe Italia.

Pas ndryshimit të situatës dhe shpalljes zonë e kuqe e gjithë territorit në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ju njoftojmë se nga data 11.03.2020:

🔴Ndalohen të gjitha lëvizjet e pasagjerëve nga të gjitha portet Italiane në drejtim tē Shqipërisë;

🔴 Të gjitha linjat e trageteve mes Italisë dhe Shqiperisë mund të marrin pasagjerë nga Shqiperia në drejtim të Italisë, ndërsa nga Italia nuk do lejohet asnjë pasagjer të udhetojë në drejtim të Shqiperisë.

🔴Të gjitha linjat e transportit pasgjerëve (traget) do lejohen të marrin pa kufizim kamiona dhe mallra nga Italia me destiancion Portet e Hapura të Republikës së Shqipërisë gjithashtu do të lejohen të gjitha anijet e mallrave nga Italia me destinacion Portet e Hapura te RSH dhe anasjelltas.
Ekuipazhi dhe shoferët do ti nënshtrohen kontrolleve te rrepta në portet Shqiptare.

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar menjëherë Kapiteneritë e Porteve, Portet e Republikës së Shqipërisë dhe Agjensitë Detare për
Linjat Durrës-Bari-Durrës
Vlorë-Brindisi-Vlorë
Durrës-Ankona-Trieste-Durrës
të ndalojnë prenotimin e biletave nga portet Italiane në drejtim të porteve Shqiptare.

Për çdo informacion mbi proceset portuale, telefononi në Linjën e Gjelbër: 08007374.