Njoftim nga APD dhe Qendra e Trajnimeve Mbi fillimin e rregjistrimeve për zhvillimin e kurseve të trainimit profesional pranë Autoritetit Portual Durrës 24.07.2013

Qendra e Trajnimeve dhe Autoriteti Portual Durrës, i liçensuar nga Qendra Kombëtare e Liçencave, njoftojnë se me datë 29.07.2013 fillojnë regjistrimet për Kurset e Trajnimit Profesional në 15 specialitete të ndryshme, të aplikueshme në hapësirat portuale të vendit.

Oraret e regjistrimit jane nga ora 09.00 – 13.00 nga e Hëna në të Premte, pranë zyrës së Qendrës së Trajnimeve në A.P.D. Afati i fundit i rregjistrimit është data 26.08.2013

Kurset e Trajnimit do të fillojnë me datë 01.09.2013

Këto Kurse me kohëzgjatje të ndryshme kanë për qëllim aftësimin e individëve në këto fusha:

-Trainim bazë për njohjen e portit

-Stivador i kualifikuar

-Brigadier stivadorësh

-Përgjegjës anijesh (foreman)

-Caktim personeli-pajisjesh

-Planifikues operacionesh me anijen

-Inspektor sheshi, spontator ngarkim-shkarkim

-Inspektor Logjistike – dispeçer evadimi

-Planifikues terminali, sheshi dhe pozicioni

-Menaxher kryesor terminali

-Trajnim per personelin e Sigurisë së Fasilitetit Portual

-Manovrator  elektrovinçier

-Manovrator reach stacker

-Manovrator karreli Fork Lift

Kurrikula e Moduleve të Kurseve të Trainimit

Kodi i APD Titulli i Trainimit / Kualifikimi   Qëllimet e përgjithshme të tranimit   Kohë-zgjatja
  APD- QT/01   Njohje / familjarizim me veprimtarinë në port Kurs teoriko praktik, për të njohur dhe familjarizuar kursantët me konceptet e organizimit, funksionimit, veprimtarisë, praktikave, proçedurave bazë në port përfshirë parimet e sigurimit teknik, ruajtjen e mjedisit, mbrojtjen ndaj zjarrit, sigurinë portuale dhe dhënien e ndihmës së parë në raste aksidentesh.   83 orë
  APD- QT/02 Mallrat e Rrezikshme Kurs teoriko praktik, sipas Modelit 1.10 të IMO-s për Kodin IMDG të Konventës SOLAS ’74 i ndryshuar, që synon njohjen dhe familjarizimin e kursantëve me mallrat e rrezikshme, përcaktimet, klasat, proçedurat e përpunimit, stivimi, paketimet, simbolika, veçimi në rast transporti të disa prej mallrave të rrezikshme. Më tej, kursantët do të aftësohen në kryerjen e proçedurave të reagimit në rast incidenti me mallrat e rrezikshme, mënyrat e dhënies së ndihmës së parë kur trupi i njeriut bie në kontakt me to. Ky kurs është një kualifikim specifik në karrierën profesionale të punës në terminale. 68 orë
  APD- QT/03   Stivador i Kualifikuar Kurs teoriko praktik, synon të aftësojë kursantët me ndërtimin e koncepteve të organizimit, funksionimit, veprimtarisë praktike, dhe proçedurave së punës në përgjithësi në një terminal portual dhe në veçanti në grykë hambari anije, njësi transporti, kalatë, shesh, magazinë etj. duke ndjekur parimet e sigurimit teknik, ruajtjen e mjedisit, mbrojtjen ndaj zjarrit, sigurinë portuale dhe dhënien e ndihmës së parë në raste aksidentesh. Me këtë kualifikim, kursantëve i jepet mundësia që duke kryer edhe kursin e trainimit për mallrat e rrezikshme të punojnë si stivadorë të kualifikuar “Kontrollor i Nivelit të Parë”, Spontator, etj. në vende të ngjashme.   65 orë
  APD- QT/04   Brigadier Stivadori (ngarkim- shkarkimi) Kurs teoriko praktik, me fokus të veçantë në veprimet praktike për të aftësuar kursantët në konsolidimin me format dhe mënyrat e organizimit, funksionimit, veprimtarisë, praktikave, proçedurave bazë në terminal dhe veçanti në operacionet e përpunimit të mallrave në anije, kalatë, shesh, njësi transporti apo magazinë nga brigada e stivadorëve përfshirë parimet e sigurimit teknik, ruajtjen e mjedisit, mbrojtjen ndaj zjarrit, sigurinë portuale dhe dhënien e ndihmës së parë në raste aksidentesh. Me këtë kualifikim, kursantëve i jepet mundësia që punojnë si Brigadier stivadorësh “Kontrollor i Nivelit të Dytë”. 65 orë
  APD- QT/05 Përgjegjës përpunimi Anije Kurs teoriko praktik, me fokus të veçantë në veprimet praktike për të aftësuar kursantët në aplikimin e prakikave dhe proçedurave të sigurta pune si Përgjegjës Anije (Foreman) për turnin përkatës në një terminal portual. Ato do të jenë të aftë të koordinojnë dhe mbikqyrin të gjithë veprimtaritë e lidhura me operacionet e përpunimit nga anija në kalatë dhe anasjelltas. 75 orë
Kodi i APD Titulli i Trainimit / Kualifikimi   Qëllimet e përgjithshme të tranimit   Kohë-zgjatja
    APD- QT/06     Caktim Paisjesh / Personeli Kurs teoriko praktik, për të njohur kursantët me parimet e caktimit me efiksasitet dhe efiçencë të personelit dhe paisjeve për përpunimin e mallrave, bazuar në sisteme të suksesshme të aplikuara në portet më të zhvilluara Europiane. Pjesmarrësit do të udhëzohen në transferimin dhe adoptimin e ideve dhe përvojave të prezantuara për tu përdorur në terminale. Më tej, kursantët do të aftësohen në kryerjen e detyrave të ndryshme si dhe në reagimin ndaj rrethanave të pa-parashikuara të kësaj specifike pune. Ky kurs është një kualifikim specifik në karrierën menaxhuese të punës në terminale.       41 orë
    APD- QT/07     Planifikues Operacionesh me Anijen Kurs teoriko praktik, me fokus të veçantë në veprimet praktike për të aftësuar kursantët në profile specifike të shërbimeve në terminalet portuale apo të ngjashme. Ato do të jenë në gjendje që të aplikojnë prakika dhe proçedura të sigurta pune si Planifikues Operacionesh me Anijet në një ose disa anije të akostuara dhe që përpunohen në terminalin portual. Ato do të aftësohen në planifikimin, dhe nisjen e verpimtarive për përpunimin e anijeve, përfshirë përgatitjen e plan ngarkesës, dokumentacionit dhe përcaktimin e rendit të operacioneve të përpunimit anije-tokë.     111 orë
    APD- QT/08     Inspektor Sheshi – Spontator Kurs teoriko praktik, që synon të aftësojë kursantët për të realizuar përcjelljen si të mallit hyrës ashtu edhe dalës lidhur me dokumentacionin dhe kontrollin fizik të mallit dhe njësive të transportit tokësor. Kursantët do të kuptojnë rëndësinë që ka përpunimi i dokumentacionit të duhur për efiçencën e përgjithshme të terminalit. Me këtë kualifikim, kursantëve i jepet mundësia që të punojnë si Inspektor Sheshi/Spontator Ngarkim– Shkarkimi në anije dhe terminall.     65 orë
    APD- QT/09     Inspektor Logjistike / Dispeçer Evadimi Kurs teoriko praktik, që synon të aftësojë kursantët për të realizuar përcjelljen si të mallit dalës ashtu edhe pranimin e mallit hyrës lidhur me dokumentacionin dhe kontrollin fizik të mallit nga njësitë e transportit detar, tokësor dhe hekurudhor, në magazinë apo shesh dhe anasjelltas. Kursantët do të jenë në gjendje të operojnë një qendër që ofron shërbime logjistike/magazinimi /spedicioni nga kompanitë operatore në terminal. Fusha e veprimtarisë së tyre përmbledh të gjithë çështjet lidhur me logjistikën dhe spedicionin. Me këtë kualifikim, kursantëve i jepet mundësia që të punojnë si Inspektor Logjistike, Dispeçer Evadimi.     76 orë
APD- QT/010 Planifikues Terminali, Sheshi & Pozicioni Kurs teoriko praktik, me fokus të veçantë në veprimet praktike për të aftësuar kursantët të kryejnë një para- plan të caktimit të sheshit/zonës për eksport dhe import të mallrave. 70 orë
  APD- QT/011   Menaxher Kryesor Terminali Kurs teoriko praktik, që synon të aftësojë kursantët në përcaktimin e aspekteve dhe kritereve për organizimin e punës në terminal, si dhe të avantazheve që rrjedhin nga optimizimi i organizimit të punëve në terminal. Me këtë kualifikim, kursantëve i jepet mundësia që të punojnë si Menaxher Kryesor Terminali.   97 orë
Kodi i APD Titulli i Trainimit / Kualifikimi   Qëllimet e përgjithshme të tranimit   Kohë-zgjatja
    APD- QT/012     Trainim Personeli Sigurie sipas Kodit ISPS Kurs teoriko praktik, synon të aftësojë kursantët me ndërtimin e koncepteve të organizimit, funksionimit, veprimtarisë praktike, dhe proçedurave së punës për monitorimin, survejimin, kontrollin e aksesit, dhe sigurisë portuale dhe veçanërisht në fasilitetin portual përfshirë dokumentacionin përkatës. Ato do të jenë të aftë të kryejnë inspektime dhe kontrolle sigurie, si dhe marjen e masave për dallimin dhe shmangjen veprimatrive që mund të cënojnë sigurinë. Me këtë kualifikim, kursantëve i jepet mundësia që duke kryer edhe kursin e trainimit për mallrat e rrezikshme të punojnë si personel sigurie të fasilitetit portual.       98 orë
    APD- QT/013     Elektro-Vinçier Kurs teoriko praktik, me fokus të veçantë në veprimet praktike për të aftësuar kursantët në profile specifike të shërbimeve në terminalet portuale apo të ngjashme.Ato do të jenë në gjendje që pas një periudhe kohe prej një viti punë në prani të një elektrovinçieri të kualifikuar të realizojë manovra në mënyrë të sigurtë dhe efikasitet në periudha të caktuara kohe, moti, ngarkese dhe kompleksiteti operacionesh, të kualifikohet si elektrovinçier. Gjithashtu, Kursanti, do të jetë i aftë të realizojë shërbime mirëmbajtje të thjeshta të elektrovinçit.     522 orë
  APD- QT/014   Manovrator për ‘Reach Stacker’ Kurs teoriko praktik, me fokus të veçantë në veprimet praktike për të aftësuar kursantët të operojnë dhe manovrojnë në mënyrë të sigurtë dhe efikasitet mjetet të modelit “Reach Stacker” në mjediset e terminaleve portuale apo të ngjashme përfshirë punën me ngarkesë.   265 orë
  APD- QT/015   Manovrator Karreli deri në 5 T Kurs teoriko praktik, me fokus të veçantë në veprimet praktike për të aftësuar kursantët të operojnë dhe manovrojnë në mënyrë të sigurtë dhe efikasitet mjetet karrele të llojit “Fork Lift”, “Order Pickers”, “Side Loaders”, etj të ngjashëm deri në 5 ton kapacitet ngritës në mjediset e terminaleve portuale apo të ngjashme.   146 orë

Për më shumë informacion mund të vizitoni faqen tonë të internetit www.apdurres.al.com/ “Qendra e Trajnimit” ose “Marrëdhënie me Publikun – Zyra e Shtypit”