Njoftim/ Njëri prej trageteve anulon lundrimin/ 22 Korrik 2022

Trageti “AF FRANCESCA” ka anuluar lundrimet e planifikuara për ditën e sotme nga Bari-Durrës(13:00) dhe Durrësi-Bari (ora 23:00) për shkak të avarisë që ka pësuar në Portin e Barit.

Njoftojmë pasagjerët se do kenë të drejtën e rimbursimit të plotë të biletës ose do mund ta zëvendësojnë atë me një nga tragetet e tjera Adria Ferries që është në linjë ditën e sotme.

Faleminderit për mirëkuptimin!