Njoftim për udhëtarët e linjës Durrës-Bari/ 25 gusht 2021

Njoftojmë pasagjerët që kanë rezervuar lundrimin mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit me tragetin “AF Francesca”, se për shkak të një avarie të pësuar, trageti nuk ka bërë nisje nga Porti i Barit sipas orarit të parashikuar, për rrjedhojë as nisja e parashikuar nga Porti i Durrësit nuk do të bëhet sot në orarin e paracaktuar.

Autoriteti Portual Durrës, kërkon mirëkuptimin e udhëtarëve, ndërsa po vijon puna me agjencinë lundrimore “Adria Ferries” për zgjidhjen sa më shpejtë të kësaj situate.

Në një moment të dytë, do të njoftohen udhëtarët për orarin e ri të nisjes ose rimbursimin e biletës nga kompania Adria Ferries.

Për çdo pyetje apo nevojë të udhëtarëve kemi vendosur në dispozicion numrin e gjelbër falas: 0800 73 74.

Faleminderit,

DCIM\100MEDIA\DJI_0011.JPG