8 gusht 2025
Autoriteti Portual Durrës në funksion të vendosjes së standarteve për kualifikimin dhe punën e sigurtë në terminalet portuale është liçensuar nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Liçencimit (QKL) me Liçence numër LN-1071-03-2010, për ofrimin e kurseve të formimit profesional, në Porte dhe lëshimin e Dëshmisë të Aftësisë Profesionale për punonjësit administrativë dhe operacional të:
a. Autoritetit Portual Durrës si dhe Porteve të tjera të Republikës së Shqipërisë;
b. Për të gjithë operatorët dhe përdoruesit publik dhe privat të Porteve;
c. Për personat , të cilët plotësojnë kriteret dhe janë të interesuar të kualifikohen në këto fusha.
Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare e Autoritetit Portual Durrës, njofton hapjen e regjistrimeve për kursinprofesional për Vinçier Portual.
Për të gjithë kursantët të cilët kanë aplikuar më heret, informojmë se aplikimi i tyre është i vlefshëm.
Oraret e regjistrimit janë nga e Hëna në të Premte, ora 9.00-16.00, pranë Njësisë së Formimit Profesional në Autoritetin Portual Durrës.
Kursi për Vinçier Portual është një kurs teoriko-praktik, dhe ka një fokus të veçantë në veprimet praktike ku raporti mesatar është 30% teori dhe 70% praktikë. Kursantët do të jenë në gjendje që pas përfundimit të kursit dhe të praktikës në vinçat portual në prani të një evinçieri të kualifikuar të realizojnë manovra në mënyrë të sigurtë dhe me efikasitet në periudha të caktuara kohe, moti, ngarkese dhe kompleksiteti operacionesh.
Gjithashtu, kursanti do të jetë i aftë të realizojë shërbime mirëmbajtje të thjeshta të vinçit portual.
Qendra e Ekselencës për Ҫeshtjet Detare vë në dispozicion të kursantëve:
– Ambjentin e trajnimit, i cili plotëson kushtet enevojshme për zhvillimin e trajnimit.
–
– Infrastrukturën e praktikes. Facilitet si mjete dhe vinçatportual janë në dispozicion të plotë.
– Kurikulat përkatese. Temat teorike për zhvillimin e kursit dhe programet e punës.
– Lektoret të cilët janë pjese e stafit inxhinieriko-teknik të APD-së, me përvojë të konsiderueshme pune, si dhelektorë të tjerë të kualifikuar.
– Dëshminë e Aftësisë Profesionale, pas përfundimit të kursit teoriko-praktik kursanti do ti nënshtrohet një testimi të njohurive të përftuara dhe do të kualifikohet si vinçier portual.
Kohëzgjatja e kursit është planifikuar të jetë rreth 522 orë(rreth 6 muaj), por mund të vlerësohet mundësia e realizimit të këtij kursi në formë më të ngjeshur dhe për një periudhë më të shkurtër .
Dokumentacioni i kërkuar për kursantët është:
• CV
• Kopje e Kartës së Identitetit
• Certifikatë mjekësore me fotografi , që vërteton aftësinë shëndetësore
• Dy fotografi
• Dëshminë e arsimit të mesëm profesional (nëse disponon)
• Patente mjeti( nëse disponon)
Afati i fundit i regjistrimit është data 05.09.2025
Për më shumë informacion mbi kursin mund të na kontaktoni në adresën e emailit [email protected]
Ju mirëpresim.
