“Mbi fillimin e regjistrimeve në kursin profesional për Reachstacker, pranë Qendrës së Ekselencës për Çështjet Detare (CEMA), Autoriteti Portual Durrës”
Autoriteti Portual Durrës njofton se Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare (CEMA) hap regjistrimet për kursin profesional për Reachstacker (stivues konteinerësh).
📅 Regjistrimet nisin më datë 2.12.2025, nga e Hëna në të Premte
⏱ Ora 10:00–16:00
📍 Pranë Njësisë së Formimit Profesional, Autoriteti Portual Durrës
—
🎯 Qëllimi i kursit
Kursi për Reachstacker është një program teoriko–praktik, me theks të veçantë te praktika (raport mesatar 30% teori dhe 70% praktikë).
Kursantët, pas përfundimit të trajnimit dhe praktikës me reachstacker në prani të punonjësve të kualifikuar, do të jenë në gjendje të kryejnë manovra të sigurta dhe efikase në kushte të ndryshme pune, moti, ngarkese dhe kompleksiteti operacional.
Gjithashtu, kursantët aftësohen të kryejnë shërbime bazë mirëmbajtjeje të pajisjes.
—
📝 Licencimi dhe standardet
Autoriteti Portual Durrës, në funksion të vendosjes së standardeve të kualifikimit dhe të punës së sigurt në terminalet portuale, është i licencuar nga Qendra Kombëtare e Licencimit (QKL) me Licencë nr. LN-1071-03-2010, për ofrimin e kurseve të formimit profesional në porte dhe lëshimin e Dëshmisë së Aftësisë Profesionale për:
a. Punonjësit e Autoritetit Portual Durrës dhe të porteve të tjera në Republikën e Shqipërisë
b. Operatorët dhe përdoruesit publikë e privatë të porteve
c. Personat e interesuar që plotësojnë kriteret dhe dëshirojnë të kualifikohen në këtë fushë
Për më shumë informacion mbi modulet e kursit për reachstacker, tarifën e kursit etj, mund të na kontaktoni në adresën e emailit:
Ju mirëpresim.
