NJOFTIM – VACANCY NOTICE

Autoriteti Portual Durres shpall 2 pozicione vakante për Ekspertë të sigurisë kibernetike. Inkurajojmë profesionistë të rinj të aplikojnë për këto pozicione pranë Njësisë së Sigurisë Kibernetike të APD. Ofrojmë paga konkurruese dhe mundësinë e zhvillimit të një karriere pranë një komuniteti të fortë dhe inovativ në fushën e sigurisë kibernetike dhe sistemeve të sigurisë portuale.

Pozicioni: Specialist i Sigurisë Kibernetike
Vendodhja: Durrës
Oraret: Full-time dhe fleksibilitet online sipas nevojës
Afati i aplikimit: 08.03.2024 Ora: 16:00

Përshkrimi:

1. Autoriteti Portual Durrës:

Porti i Durrësit është një ndër portet kryesore në detin Adriatik dhe një nyje e rëndësishme për transportin lokal dhe më gjerë. Ky pozicion strategjik gjeografik dhe jo vetëm, kërkon ushtrimin e përgjegjësive në një nivel të lartë, në mënyrë efiçente e të standartizuar.
Porti i Durrësit është Porti me prekjet më të mëdha të anijeve me konteinerë, mallra rifuzo dhe pasagjerë në Shqipëri dhe i mbështet këto industri duke përpunuar rreth 80 % të mallrave që hyjnë çdo vit në vend.
Nëpërmjet veprimtarisë së portit, janë krijuar mbi 2000 vende pune. Për të mbajtur këtë nivel, porti vazhdimisht i përgjigjet kërkesave për terminale moderne mbi përpunimin e mallrave, si dhe për projekte në lidhje me infrastrukturën dhe transportin.

2. Njësia e Sistemeve të Sigurisë dhe Sigurisë Kibernetike: Për çfarë punon?

Njësia monitoron eventet e sigurisë të detektuara nga SIEM ose platformat e tjera të sigurisë; Raporton rastet e mosrespektimit të standardeve të sigurisë dhe propozon masa për rregullimin e situatës; Analizon log-et e nxjerra periodikisht nga sistemet e monitorimit dhe mbi to realizon raporte mbi gjetjet, së bashku me masat që duhet të ndërmerren; Analizon alertet ose incidentet të eskaluara nga përdoruesit fundor; Kryen trajtimin dhe investigimin e nivelit të mesëm e të lartë të alerteve ose incidenteve kibernetike (vlerësimi final i ngjarjes); Merr masat përkatëse ndaj incidenteve kibernetike të nivelit të mesëm ose të lartë në proporcion me Manualin e Reagimit ndaj Incidenteve Kibernetike; Dokumenton alertet ose incidentet e detektuara në raport ditor.

3. Dokumentacioni i nevojshëm për kualifikim:

Përshkrimi i Dokumentacionit:                                                
1. Curriculum Vitae                                                               
2. Letër motivimi                                                                                                    

Edukimi: studimet universitare për Informatikë, Inxhinieri Telekomunikacioni, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;

Aftësi teknike: Të ketë aftësi teknike mbi përditësimin e rregullt të sistemeve në fushën e sigurisë dhe riskun që paraqet shfrytëzimi i mungesës së tyre

Njohuri: Të ketë minimalisht NSE 4 Network Security Profesional ose ekuivalnet; Të ketë njohuri mbi protokollet e sigurisë dhe rreziqet aktuale të sigurisë së informacionit; Të Ketë njohuri mbi implementimin e WAF (Web Application Firewall)

Kualifikime/Njohuri shtesë të dëshiruara: Të ketë njohuri mbi tipet e ndryshme te aktiviteteve keqdashese (malware) dhe pasojat e tyre.
Të ketë njohuri mbi manualet nderkombetare te kunderpergjigjes ndaj incidenteve kibernetike; Të ketë eksperiencë me SIEM të ndryshëm ;

Gjuhë të huaja: Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;

4. Çfarë ofron APD:

– Kontratë pune afatgjatë
– Një ambjent pune cilësor dhe dinamik
– Rroga konkurruese, bonuse performance dhe skemë pensioni suplementar
– Mundësi kualifikimi të vazhdueshëm në institucione prestigjioze përmes Qendrës së Ekselencës për Çështjet Detare

Kandidatët të cilët aplikojnë për të ushtruar detyrat e lartpërmendura, duhet të paraqesin aplikimin e tyre në rrrugë elektronike pranë: vacancies@durresport .al