Mirëpritëm sot për vizitë mësimore në Port nxënës të Kolegjit Shqiptar në Durrës (Albanian College Durrës), të cilët u njohën nga afër me disa prej sektorëve. Përfaqësuesit e APD-së, i njohën fëmijët nga afër me veprimtarinë e Portit më të madh në vend, duke iu përgjigjur kuriozitetit dhe pyetjeve mësimore të tyre mbi veprimtarinë portuale. Të shumta ishin pyetjet drejtuar specialistëve të Autoritetit Portual mbi çdo lloj veprimtarie në Portin më të madh të vendit.
Terminali i Portit të peshkimit dhe ai i Trageteve ishin dy nga ndalesat e nxënësve të Klasave të 4-ta dhe të 5-ta të ACD, ku nxënësit ndenjën për disa minuta duke parë dhe duke u informuar mbi teknika të ndryshme të cilat përdoren nga peshkatarët për të peshkuar.
Ftojmë të rinjtë ta njohin nga afër Portin e qytetit të tyre dhe Portin më të madh të vendit.