Një grup nxënësish parashkollorë nga kopështi “7 marsi” në Durrës, vizituan sot paradite portin detar, në kuadër të mësimeve me temë “Të njohim vendlindjen”.
Të shoqëruar nga mësueset edukatore, 34 fëmijët 6- vjeçarë u njohën me dy nga kalatat kryesore të portit përmes shpjegimeve të thjeshta të specialistëve të Sektorit të Promocionit në APD.
Tragetet dhe anijet e ankoruara tërhoqën vemendjen e fëmijëve, të cilët për afro 40 minuta shëtitën në sheshin kryesor të Terminalit Perëndimor, edhe nën kujdesin e punonjësve të FSPD. Që nga fillimi i këtij viti në portin më të madh të vendit kanë zhvilluar vizita njohëse nxënës të Universitetit të Durrësit, si dhe të shkollave të ndryshme nga vendi dhe Kosova