Panairi i 23-të Klik Ekspo Klik, APD mes 280 biznesesh nga vendi dhe bota

Autoriteti Portual i Durrësit morri pjesë këto ditë në Edicionin e 23-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, që përgatitet nga Klik Ekspo Group – UFI Member (Organizata Botërore e Industrisë së Panaireve dhe Ekspozitave Ndërkombëtare). Nga 24-28  nëntor 2016 në pallatin e Kongreseve në Tiranë, APD u paraqit mes 280 kompanive nga 30 shtete të botës – u shprehën organizatorët e veprimtarisë.

Pavijoni i APD u vizitua nga qytetarë të ndryshëm, nga përfaqësues të bizneseve si dhe nga drejtues të institucioneve shtetërore vendase. Në ditën e parë të Panairit pavijoni i APD u vizitua nga Ministri i Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj.

Organizatorët e Panairit thanë se ndryshe nga panairet tradicionale, Klik Ekspo Klik dallohet për një prani të shtuar të ekspozuesve të huaj, nga institucionet shtetërore, sipërmarrjet elitare e deri tek pjesëmarrja nacionale. Në Panairin e Klik Ekspo Group, Shqipëria u përfaqësua përmes emrave kyç të fabrikave të njohura prodhuese e distributorëve me menaxhimin më të mirë, prani individuale përkrah atyre të organizuara në Pavijonet Institucionale të Transportit dhe Infrastrukturës, që erdhi nën kujdesin e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës.