Panairi i Punës dhe Karrierës/ CEMA vijon bashkëpunimin me UAMD/ 14 Prill 2022

Për të dytin vit radhazi, Autoriteti Portual Durrës bëhet pjesë e “Panairit të Punës dhe Karrierës”, organizuar nga “Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës”.
Rreth 100 biznese nga Durrësi, Tirana dhe me gjerë, morën pjesë në “Panairin e Punës dhe të Karrierës”

Disa prej kompanive të pranishme, i firmosën kontratat e punës me të përzgjedhurit e tyre, pikërisht gjatë Panairit.

Gjatë dy viteve të fundit, 8 studentë dhe profesionistë të rinj të logjistikës dhe menaxhimit detar të diplomuar në Universitetin Aleksandër Moisiu, janë punësuar pranë Portit të Durrësit.

Gjithashtu, 8 punonjës të Portit kanë mundur të ndjekin programe të kualifikimit të vazhdueshëm në nivel Master pranë UAMD.

Ky bashkëpunim po thellohet dita ditës përmes Qendrës së Ekselencës për Çështjet Detare (CEMA) për të mundësuar:

✅Kurrikula të reja që përgatisin studentët për tregun e punës në sektorin detar

✅Kualifikime dhe çertifikime për profesionistët e logjistikës portuale

✅Praktika profesionale në inxhinieri, IT, financë, mjedis dhe administrim portual

Të pranishëm në Panairin e Punës dhe Karrierës ishin aktorë të botës akademike, sipërmarrjes, institucioneve publike dhe shoqërisë civile, ku u diskutua mbi prirjet e tregut të punës në vend, përgatitjen e të studentëve për të qenë sa më konkurrues, si dhe Zv/ Rektorja e UAMD-së, Dekani i Fakultetit të Biznesit, Kryetarja e Bashkisë së Qytetit të Durrësit, si dhe Kreu i Dhomës së Tregtisë Durrës.