Një grup pensionistësh nga Kosova kanë vizituar këto ditë portin e Durrësit.
Rreth 40 të moshuar nga Malisheva që kishin mbërritur për një eskursion 5-ditor në qytetin bregdetar kanë shprehur dëshirën që të vizitojnë portin më të madh të vendit.
Ata janë shoqëruar në Terminalin e mallrave të përgjithshme nga punonjësit e APD dhe ata të FSPD dhe janë njohur më nga afër me zhvillimet e hapësirës portuale.
Grupe nxënësish dhe studentësh vizitojnë herë here portin e Durrësit.