Një grup ushtarakësh te Komandës Amerikane në Europe, të drejtuar nga Gjeneral Brigade Frederic Maiocco, vizituan sot paradite portin e Durrësit.
Ata u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD, z. Agron Tare, i cili pas përshëndetjes së mirëseardhjes, vlerësoi vizitën e ushtarakëve të lartë në portin më të madh të vendit.
Gjenerali Amerikan Frederic Maiocco dhe, grupi i ushtarakëve shqiptarë dhe të huaj që e shoqëronin u njohën me kapacitetet dhe mënyrën e funksionimit të portit të Durrësit.
Pas Takimit, përfaqësuesit e Komandës Amerikane në Europe, të shoqëruar nga drejtues dhe specialistë portualë zhvilluan një vizitë njohëse në Terminalin e Mallrave Gjenerale.