Performanca vjetore 2019/Përpunimi i mallrave në anije dhe tragete, 13 % më shumë se në 2018-ën

Gjatë vitit 2019 në Terminalet e portit të Durrësit janë përpunuar në anije dhe tragete 4 milion e 72 mijë ton mallra të ndryshme.

Kjo është shifra më e lartë vjetore e mallrave të përpunuara në portin më të madh të vendit që nga viti 1980 – bëhet e ditur nga Sektori i Statistikave në Autoritetin Portual Durrës.

Volumi i përpunimit të mallrave për vitin që shkoi shënon një rritje prej 13 përqind krahasuar me vitin 2018.

Nga statistikat vjetore mësohet se afro 3,2 milion ton janë përpunuar në anijet me mallra dhe kontejnerë, ndërsa 916 mijë ton të tjerë janë transportuar me kamjonë dhe trajlerë nga tragetet e linjave.

Eksportet e mallrave nga Durrësi kanë shënuar një rritje prej 1 përqind gjatë vitit 2019, ndërsa importet janë rritur me 18 përqind-saktësojnë burimet portuale.