Njohja dhe afrimi i brezave të rinj me sektorin e detarisë është pjesë e strategjisë sonë mbi përgjegjësinë sociale, me qëllim ndërgjegjësimin e brezave të ardhshëm si dhe njohjen me potencialet e jashtëzakonshme të vendit tonë në këtë industri.
“Kapitenët” e shkollës “Mihal Ekonomi” u njohën sot me Shërbimin Hidrografik🇦🇱, institucion i cili boton hartat detare, të vejtarëve, të udhëzuesve të lundrimit të fenerëve si dhe pajis me dokumentacionin e nevojshëm detar të gjitha anijet shqiptare.
Terminali i Trageteve po ashtu ishte një tjetër ndalesë e tyre, ku panë nga afër akostimin e trageteve.