Gjatë dy muajve të parë të këtij viti, në Terminalin e Konteinerëve në portin më të madh të vendit, janë përpunuar 23,865 TEU (njësi konteinerike), ose 1,657 TEU më shumë se sa një vit më parë.
Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave mësohet se; në periudhën janar-shkurt 2021, janë përpunuar 37 anije gjithsej, i njejti numër me dy muajt e parë të vitit 2020.
Bashkë me shtimin e numrit të njësive konteinerike TEU të përpunuara, është rritur edhe volumi i mallrave të eksport—importit me konteinerë – bëhet e ditur nga Sektori i Statistikave portuale.
Brenda periudhës dy-mujore të këtij fillimviti, volumi i mallrave të përpunuara me konteinerë në port ka shënuar shifrën 281,314 tonë, ose 20 përqind më shumë se sa dymujori i vitit 2020.