Gjatë fundjavës që lam pas, ka vijuar pandalur përpunimi i mallit në Portin më të madh të vendit. 5 anije tregtare me rreth 16,000 tonë mall, janë ngarkuar-shkarkuar në kalatat portuale. Çimento, koncentrat kromi, tuba etj, janë disa nga llojet e mallrave të përpunuar në fundjavë.
Ndërkohë sot, vijon puna për shkarkimin e mallrave bersi soje, çimento, grurë, konteinerë etj, nga 4 anije tregtare me rreth 10, 420 tonë mall.