Përpunohen 85 mijë kontejnerë me 1 milion ton mallra në 7 muaj

Që nga fillimi i këtij viti në Terminalin e Kontejnerëve në portin e Durrësit janë përpunuar afro 85 mijë kontejnerë TEU (njësi kontejnerike), ose 5,700 kontejnerë TEU më shumë se sa në periudhën janar-korrik të vitit 2018 – bëhet e ditur nga Sektori i Statistikave në APD.

Nga të dhënat statistikore mësohet gjithashtu se në 7 muajt e parë të këtij viti në kalatat e Terminalit përkatës janë përpunuar 113 anije të specializuara gjithsej. Megjithëse është i njejti numër anijesh krahasuar me vitin e kaluar, shifra e kontejnerëve TEU, por edhe sasia e mallrave me kontejnerë janë rritur ndjeshëm – shtuan burimet statistikore.

Gjatë periudhës janar-korrik 2019 volumi i mallrave me kontejnerë në portin e Durrësit e ka kaluar shifrën 1 milion ton.

kimg_1853
kimg_6280
19
k5
kimg_0901