Personazh/ Ish nxënësi i shkollës profesionale “Hysen Çela” sot kapiten në anije në Portin e Durrësit/ 9 shtator 2022

Profesionet e detarisë gjithnjë e më shumë po mundësojnë punësim të sigurt për të rinj që zgjedhin të arsimohen në këtë drejtim. I tillë është rasti i Enzos, i cili pas përfundimit të arsimit profesional në degën e detarisë pranë shkollës profesionale “Hysen Çela”, tashmë është kapiten në një anije peshkimi në Portin e Durrësit. Pikërisht me këtë fokus dhe qëllim Autoriteti Portual Durrës, në bashkëpunim të ngushtë me insititucionet arsimore, ato shtetërore dhe detare, po promovon profilet e detarisë dhe nevojat që ky sektor ka për fuqi punëtore dhe profesionistë të rinj. Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare po shërben si një instrument mbështetës dhe ndihmës i këtij vizioni në sektorin detar, i cili aktualisht në vendin tonë është në një transformim rrënjësor, duke ju përgjigjur zhvillimeve të kohës në këtë sektor nëpërmjet ndërtimit të zonave logjistike portuale dhe ndërtimit të infrastrukturës së re portuale.

Enzo është vetëm një prej tyre, që sot shërben me profesionalizëm në punësimin  e tij si kapiten në anije peshkimi, prandaj dhe ftesa ju shkon të rinjve që janë ende në dilemë të zgjedhjes për profesionine  ardhshëm: BËHU KAPITEN I VETES, ZGJIDH DEGËT E SEKTORIT DETAR, PËR PUNËSIM TË SIGURT DHE PROFESIONAL!

#arsimiprofesional

#punesimisigurt