Inxhiner Naim Hoxha, rrëfen me pasion dhe nostalgji kontributin e tij 42 vjeçar në Portin e Durrësit, që fillimisht e ka nisur në Kantierin detar, e më pas në sektorë e njësi të ndryshme, por që ka patur pikë të fortë etikën dhe korrektësinë në zbatimin e detyrës profesionale.
Tashmë, Inxhiner Hoxha, po mbyll rrugëtimin e tij profesional, por dashurinë për Portin nuk e ndal dot dalja në pension, pohon ai.
Në 4 dekada të ushtrimit të profesionit të inxhinierit të lartë në fushën e gatishmërisë teknike, Hoxha thekson se ka patur përmirësim të ndjeshëm të kushteve të punës, të ndërthurur ngushtë kualifikimet në funksion të promovimit profesional.
“Brezi që unë përfaqësoj, njihet për korrektësi profesionale, madje, në 42 vite mund të them që dita ime e punës nis më herët se orari i zyrtar, pasi detyra nuk njeh orar, aq më tepër mirëmbajtja teknike e mjeteve që operojnë në Port. Ndodh avaria, defekti, duhet riparuar”, shprehet Inxhienir Naimi.
“Prandaj, ftoj të rinjtë e çdo profesioni, veçanërisht atyre që punojnë në institucione kaq të rëndësishme si Porti i Durrësit që mban gjallë ekoniminë e vendit, që ta dashurojnë profesionin dhe ta shohin atë si një kontribut, jo vetëm ndaj vetes, por ndaj gjithë bashkëqytetarëve tanë”, shprehet Hoxha.
Momentet më të vështira profesionale, Inxhiner Hoxha kujton operacionet në det, kur ka patur raste të mbytjeve të mjeteve lundruese, e është dashur ndërhyrja nga ekipet e emergjencës.