Pesë anije me 13 mijë ton përpunohen sot në kalata, priten edhe pesë të tjera

Pesë anije tregtare me 13 mijë ton mallrat të ndryshme vazhdojnë të përpunohen sot në kalatat e portit të Durrësit.

Ndërkaq, sipas të dhënave të Qendrës së Informacionit në APD, gjatë 24 orëve të ardhshme pritet të mbërrijnë edhe pesë anije të tjera.

Sipas të njejtit burim, në Terminalin e Kontejnerëve sapo përfundoi përpunimi i anijes “Moveon”, ndërsa në radën portuale ka mbërritur një tjetër anije që do të shkarkojë edhe 126 kontejnerë.

Anijet në proces përpunimi po shkarkojnë sot grurë, llamarinë, çimento, hekur dhe melaminë.

Ato që priten në port do të shkarkojnë 13.500 ton ure’, skrap, gurë mermeri dhe hekur gjithsej.