Në portin e Durrësit është vënë re një impakt i konsiderueshëm i uljes së volumeve tregtare rajonale. Sektori që ka vuajtur më shumë nga kjo situatë është sektori i trageteve, ku kemi vënë re nje ulje të kamionëve me 30% dhe kemi vënë re nje ulje te numrit të pasagjerëve me 75%, si pasojë e kufizimeve nga njëra anë në tjetrën të Adriatikut.
Në këtë panoramë të vështirë të muajit Mars 2020, ka edhe lajme pozitive, siç janë volumet tregtare të kargove gjenerale në terminalin e Portit të Durrësit, ku kemi një rritje të volumeve me rreth 3500 tonë më shumë, krahasuar me periudhën e vitit paraardhës.
Në këtë situatë pandemie, kemi vënë re dhe jemi mahnitur nga solidariteti i treguar nga qendrat shëndetësore dhe bashkëpunimi shëndetësor ndërkufitar në Europë dhe në rajon. Ekziston dhe një solidaritet tjetër, i cili është solidariteti midis porteve. Një solidaritet ky, i cili është vënë në provë ditët e fundit përmes operacioneve të riatdhesimit. Në Portin e Durrësit janë riatdhesuar qindra qytetarë italianë, të cilët banonin dhe punonin në Shqipëri, sikundër janë riatdhesuar gjithashtu edhe ekuipazhe nga vende të ndryshme të rajonit, si Mali i Zi, Maqedonia dhe Bullgaria.
Është e qartë tashmë për të gjithë se pasojat e kësaj pandemie do të vazhdojnë të ndihen përgjatë të gjithë vitit. Ndaj, është e rëndësishme që të gjithë autoritetet portuale, në Mesdhe veçanërisht, të parashikojnë, të rezistojnë, të shprehin durim dhe të kenë skenare fleksible, qoftë pë një eventualitet ku volumet tregtare mund të bien në mënyrë edhe më të rëndësishme se kaq, qoftë edhe për një skenar optimist të një rikthimi në normalitet.
Në këtë periudhë, është veçanërisht e rëndësishmë që tranzicioni teknologjik, tranzicioni online, që të gjitha portet Europian, janë duke kryer e duke përfunduar. Të vihet në funksion të lehtësimit të operatorëve portualë dhe përmirësimit të sigurisë portuale, përmes dhënies së shërbimeve online dhe monitorimit me mjete teknologjike të të gjithë sigurisë perimetrale të porteve.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni: