Pjesa e III-të e intervistës për Cooperation and Development Institute; kreu i APD-së sqaron përshtatjen e shërbimeve digjitale, si një mundësi për shmangien e kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët

Aktualisht, përdoruesit e Portit të Durrësit mund të shfrytëzojnë platformat tona online. Ne kemi vënë në fokus posaçëm të shërbimeve online në Portin e Durrësit, për arsye të kufizimeve dhe të distancimit social. Kjo i mundëson operatorëve portual dhe klientëve tanë të marrin shërbimin në kohë dhe me kosto minimale.


Gjithashtu, duhet të kuptojmë të gjithë që në këtë kohë pandemie, prioritet do të mbetet për disa muaj në vijim siguria shëndetësore, nga e cila varet dhe siguria ekonomike e portit, e klientëve tanë dhe e gjithë vendit.


Nuk ka tregti detare pa ekuipazhet e anijeve që e mundësojnë atë. Në këtë periudhë pandemie, ekuipazhet, qofshin ato rajonale apo në të gjithë botën, janë vënë në sprovë. Ndaj, ka qënë e rëndësishme që ne të adaptohemi me këtë situatë dhe të mundësojmë një mënyrë pune dhe një tranzicion më të butë këtyre ekuipazheve që lëvizja e të cilave kufizohet në kohë pandemie.
Kemi zbatuar udhëzimet e Komisionit Europian të datës 08.04.2020, për sigurinë në anije dhe sigurinë e ekuipazheve.


Aktualisht në Portin e Durrësit, në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore dhe Drejtorinë detare, mundësihet zbarkimi i ekuipazheve shqiptare dhe ndërrimi i tyre, sigurisht, duke respektuar masa karantinimi të rrepta në momentin që ata zbresin në tokë.
Pavarësisht kësaj, kemi arritur të mundësojmë zbarkimin dhe riatdhesimin e ekuipazheve të tjera në rajon si; në Mal të Zi, Bullgari dhe në Maqedoni. Sigurisht, në bashkëpunim me policinë, e cila eskorton bashkë me autoritetet shëndetësore ekuipazhet deri në pikën kufitare, në masa të rrepta shëndetësore.


Siç është shprehur dhe Shoqata Europiane e Porteve Detare, siguria shëndetësore duhet të vazhdojë të mbetet prioritet për portet e të gjithë Rajonit dhe të gjithë vendeve të Mesdheut.
Ne do të vijojmë të marrim masa për mbrojtjen personale të stafit tonë, mbrojtjen personale të ekuipazheve. Do të vazhdojmë të ruajmë distancat sociale dhe do të vazhdojmë të investojmë në tranzicionin tonë digjital, i cili do të mundësojë dhe uljen e kostove dhe një adaptim më të mirë të operatorëve portualë për të përballuar këtë situatë, e cila do të ketë pasoja edhe në muajt në vijim.


Është pak por e sigurt që kjo pandemi na ka bërë të kuptojmë rëndësinë e sigurisë shëndetësore, sigurisë ekonomike dhe sigurisë ushqimore në përpunimin e mallrave përmes porteve.
Roli kyç i ketyre porteve, duhet të vazhdojë të mbështetet nga autoritetet qëndrore dhe Europiane.


Ne duhet të vazhdojmë të ruajmë masat shëndetësore duke qëndruar të hapur dhe duke vazhduar të furnizojmë tregun vendas dhe atë rajonal.


Aktualisht, Porti i Durrësit është vendi ku përpunohen 60% e ushqimeve që furnizojnë tregun shqiptar. Nuk ka arsye për shqetësim nga kjo pikëpamje, por rezistenca jonë duhet të vazhdojë të jetë e njëjtë dhe të bëjmë durim për të mundësuar një rikthim në normalitet dhe sigurinë ekonomike të të gjithë vendeve.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni:

https://youtu.be/LrPfIEqXLCA