Partnerët e projektit FUTURE 4.0 (pjesë e programit ADRION) vizitë njohëse në portin e Durrësit/ 22 janar 2020

Përfaqësues nga Kroacia, Greqia, Italia, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë dhe Universiteti “Mesdhetar”, partnerë në projektin FUTURE 4.0 (pjesë e programit ADRION), zhvilluan sot një vizitë njohëse në portin e Durrësit. Përfaqësuesit e Autoritetit Portual Durrës, paraqitën për vizitorët një pasqyrë të plotë të kapaciteteve portuale; atyre profesionale të stafit si dhe të projekteve që po zbatohen aktualisht në hapësirën portuale.
Koordinatorja e projektit Future 4.0, znj Elisa Bertoni, vlerësoi mikpritjen e APD-së si dhe nënvizoi rëndësinë e njohjes me realitete të ndryshme portuale në vendet e rajonit. Ajo shtoi se ky projekt, me partnerë institucione dhe universitete në Itali, Greqi, Kroaci dhe Shqipëri, do të finalizohet në qershor të këtij viti dhe synon të ofrojë një pasqyrë reale të sipërmarrjeve në vende të ndryshme, si dhe mundësinë e përmirsimit të bashkëpunimit mes palëve.
Sipas znj. Nevila Xhindi, partnere e projektit dhe pedagoge pranë Universitetit “Mesdhetar” të Tiranës, njohja me situatën aktuale në portin më të madh të vendit shton hapësirat e bashkëpunimit akademik në të ardhmen.
Përfaqësuesit e projektit më pas zhvilluan një vizitë në Terminalin e Mallrave Gjenerale.