Porta nr. 3 ose e njohur si hyrja e këmbësorëve që të çon për në Terminalin e Trageteve është çdo ditë në shërbim të përdoruesve të Portit nga ora 07:00 deri në orën 22:00/ 11 gusht 2020


Zbatimi i protokolleve shëndetësore dhe sigurisë portuale janë praktika sistematike, tashmë e kthyer në rutinë të punës së përditëshme.

Punonjësit tanë të sigurisë dhe Zyrës së Lejeve, ndodhen aty për t’ju shërbyer konform rregullave në fuqi, prandaj të nderuar përdorues të Portit të Durrësit, MOS HARRONI:


Të dokumentoni arsyen e hyrjes në Port,
Të verifikoni gjeneralitetet nëpërmjet ID(PASAPORTË),
Të pajiseni me leje hyrje ditore (falas) dhe ta ruani atë deri në daljen nga terrritori portual,
Të respektoni protokollet shëndetësore.

Ju rikujtojmë se këtë shërbim mund ta gjeni edhe online në faqen tonë zyrtare http://localhost/apd
Për çdo ankesë, kërkesë apo paqartësi, mund të na kontaktoni në 📞LINJËN E GJELBËR(pa pagesë) 0800 73 74.