90 përqind e trafikut detar të mallrave me portet jashtë vendit tonë realizohen nga Durrësi, ndërsa më pas renditen Shëngjini, Vlora dhe Saranda me 10 përqind së bashku.
Nga Sektori i Statistikave në APD, mësohet se sipas të dhënave të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në vitin 2017 nëpërmjet portit të Durrësit kaluan 90 përqind e mallrave të import-eksportit në shkallë vendi. Gjatë të njejtit vit në kalatat e portit më të madh të Shqipërisë u përpunuan afro 3.7 milion ton mallra gjithsej.
Ndërkaq mësohet se gjatë vitit 2017 në portin e Shëngjinit u realizuan 6 përqind e trafikut të mallrave import-eksport. Në portin e Vlorës u përpunuan 3 përqind të tjera, ndërsa në Sarandë në të njejtin vit vetëm 1 përqind e mallrave në shkallë vendi.
Nga Sektori i Statistikave mësohet se të dhënat e viteve të fundit për trafikun e mallrave përmes 4 porteve të Shqipërisë do të pasqyrohen në faqen Web te APD www.apdurres.com.al