Në ambientet e Autoritetit Portual Durrës, u zhvillua ceremonia e marrjes në dorëzim të certifikimeve ISO.
Porti i Durrësit, pas një pune voluminoze 12 mujore, kaloi me sukses dy fazat e auditimit nga trupa certifikuese (Quality Austria), për 4 standarde ndërkombëtare:
Këto certifikime janë tregues të qartë të rritjes së cilësisë së shërbimeve që ofrohen në Portin e Durrësit, sikundër dhe një mesazh pozitiv për klientët ndërkombëtarë dhe përdoruesit e Portit.
“Standardizimi i shërbimeve portuale sipas kërkesave dhe referencave ndërkombëtare është jo vetëm një vlerësim për APD, por gjithashtu një udhërrëfyes për mbarëvajtjen e investimeve madhore të Portit Turistik në Durrës dhe Portit të ri të integruar të mallrave në Porto Romano”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD, z. Pirro Vengu.
Ky proces tejet i rëndësishëm do të vijojë me standardizime të tjera të domosdoshme lidhur me aktivitetet portuale.