Porti i Durrësit: Dhjetra qytetarë vizitojnë anijen ushtarake turke

Dhjetra qytetarëdurrsakë, nxënës dhe studentë, kanë vizituar sot mjediset e anijes ushtarake turke “TCG BAYRAKTAR L 402”, e cila është akostuar në një nga kalatat e portit të Durrësit. Vizitorët të shoqëruar në hyrjen e portit edhe nga forcat e sigurisë portuale, FSPD, kanë vizituar mjediset e anijes ushtarake turke, sipas orareve që u bënë publike në media e në rrjetet sociale.

Anija ushtarake “TCG BAYRAKTAR L 402”, pjesë e Marinës Turke, mbërriti ditën e martë paradite në portin e Durrësit. Anija ushtarake me gjatësi 138.7 m dhe tonazh 7370 tonë, është akostuar në një nga kalatat e portti, ndërsa APD ka marrë të gjitha masat për qëndrimin e saj në portin më të madh të vendit.

l img_8526
l img_8536
l img_8540
l img_8538
l img_8525_copy_1