15 prill 2025
Me rastin e vizitës së anijes ikonë të Marinës Ushtarake Italiane, Amerigo Vespucci, në Portin e Durrësit, javën e kaluar u zhvillua një aktivitet i rëndësishëm me pjesëmarrjen e delegacionit të The International Propeller Club – rrjet ndërkombëtar që bashkon profesionistët e industrisë detare dhe portuale – si dhe përfaqësuesve të Komisionit Parlamentar Italian për Transportin dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Gjatë kësaj dite u organizua një konferencë pranë terminalit ku ishte ankoruar anija, një takim institucional në ambientet e Autoritetit Portual, si dhe një vizitë zyrtare në infrastrukturën portuale, ku u prezantuan zhvillimet dhe projektet strategjike që po zbatohen në portin më të madh detar të vendit.
Ky aktivitet përforcon bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e transportit dhe të logjistikës, si dhe promovon rolin e Portit të Durrësit si një nyje kyçe në hartën rajonale të lidhjeve detare.